Gjatë një mëngjesi me diell në Georgetown University, Jose Mourinho po diskutonte arsyet pse Paul Pogba duhet të jetë forca shtytëse e "Djajve të Kuq" në Ligën e Kampionëve.
United është kthyer në garën më prestigjioze evropiane, pasi ekipi anglez mposhti në finale të Ligës së Evropës edicionin e kaluar, Ajaxin dhe kështu fitoi të drejtën e garimit, shkruan The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Man. Utd, Mourinho, beson se përvoja e Paul Pogbas në disa ndeshje të mëdha do të jetë vitale për skuadrën, përcjell Koha Ditore.
"Ai luajti në finale të Ligës së Kampionëve, finale të Euro 2016 me Francën dhe në finale të Ligës së Evropës me ne, kështu që Paul ka luajtur në tri finale. Pogba është lojtari më i vjetër prej këtyre futbollistëve që vijnë nga akademia. Ai është ende një djalosh nga akademia, marrëdhëniet e të cilit me futbollistët dhe njerëzit e skuadrës nuk kanë ndryshuar shumë që kur ishte i ri", tha Mourinho.
Lojtarët e tjerë që vijnë nga ekipet zinxhirë të Manchester Unitedit janë: Marcus Rashford, Jesse Lingard, Axel Tuanzebe, Timothy Fosu-Mensah, Scott McTominay, Andreas Pereira dhe Demi Mitchell...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.