Jose Mourinho insiston se Manchester Unitedi asnjëherë nuk e ka konsideruar transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke e cilësuar këtë një “mision të pamundur”, shkruan Goal.
32 vjeçari gjatë këtij afati kalimtar është lidhur me një rikthim në Old Trafford, pasi kishte shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Reali për shkak të problemeve me taksa, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjëherë s’kemi menduar për këtë, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin e tij, një fuqi e madhe ekonomike. Nuk kemi gjetur asnjë arsye që Ronaldo mund të largohet. Nuk do t’i them klubit të shpenzojë kohën në lojtarët që janë mision i pamundur”, është shprehur Mourinho, pas fitores së ekipit të tij 5-2 në miqësorën ndaj LA Galaxy.