Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho pranon fajin për mashtrim me taksa


Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pranuar dënimin prej një viti burgim në Spanjë për mashtrim me taksa.

Megjithatë, ai nuk pritet të kalojë asnjë ditë në burg, pasi Spanja nuk detyron një gjë të tillë për dënimet më të vogla se dy vjet, si vepër të parë. Për këtë masë burgimi ai do të paguajë 182 mijë euro, krahas dy milionë eurove të tjera gjobë për veprën.

Portugezi ishte akuzuar për shkak të fshehjes së 3.3 milionë eurove.

Akuzat lidhen me të hyrat që ai s’i kishte deklaruar nga viti 2011-2012 te Real Madridi.