Jose Mourinho ishte akuzuar për evazion fiskal në kohën kur drejtonte Real Madridin në Spanjë.
Portugezi ka arritur marrëveshje me organet tatimore në Spanjë, duke shmangur nisjen e procedimit për evazion fiskal, që mund ta çonte atë në burg.
Sipas medieve spanjolle, trajneri aktual i Manchester Unitet akuzohet se ka fshehur taksat nga të ardhurat që i ka përfituar për të drejtat e imazhit (3.3 milionë euro) gjatë qëndrimit në krye të Realit.
Falë kësaj marrëveshjeje, “Special One” do të zgjidhë përfundimisht problemet me drejtësinë spanjolle, duke paguar një gjobë prej 800 mijë eurosh. Në këtë mënyrë Mourinho largon edhe rrezikun e dënimit me 12 muaj burg.
Artikuj të ngjashëm
-
Mourinho pranon fajin për mashtrim me taksa
-
Mourinho dënohet me 3.3 milionë euro nga gjykata e Madridit
-
Ronaldo pranon të paguajë 19 milionë euro që të shmangë burgimin
-
Mourinho pranon dënimin me 1 vjet burgim për evazion fiskal në Spanjë
-
Ronaldo dënohet më 18,8 milionë euro për 14.768.897 evazion fiskal