Jose Mourinho është përjashtuar në humbjen e Romës në shtëpi nga Atalanta me rezultatin 1:0. Mourinho u përjashtua në minutën e 57-të kur Roma ishte duke pësuar humbje 1:0, rezultat me të cilin të dielën edhe u mbyll takimi i javës së shtatë të Serie A italiane.
Mourinho fillimisht protestoi, ndërsa pas kartonit të kuq të marrë me fyerje u nis në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes.
Ai nuk u pajtua me një vendim të gjyqtarit, Daniele Chiffi. Golin e fitores e shënoi Giorgio Scalvini në minutën e 35-të. Për Romën ishte disfata e dytë e pësuar në shtatë ndeshje në elitën e futbollit italian. Roma zë vendin e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Atalanta ka fituar 17 pikë në shtatë ndeshje.
Marash Kumbulla mungoi te Roma, ndërsa Berat Gjimshiti te Atalanta. Të dy për shkak të lëndimeve.