Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Pas katër vjetësh askush nuk do ta di se isha te Chelsea

Jose Mourinho ka insistuar se rikthimi i tij te Chelsea shumë shpejt do të harrohet.

Menaxheri i Manchester Unitedit kthehet në Stamford Bridge këtë vikend dhe ka pohuar se përgatitjet nuk do të dëmtohen nga paraqitja e tij para gjykatës në Madrid.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sezonin e kaluar kishte përkrahje të përzier për të nga fansat e Chelseat, por portugezi nuk është i mendimit se prezenca e tij do ta lë në hije përballjen e së dielës.

“Më duhet ta pranoj se është pak ndryshe, por në fund unë dua të fitoj siç kam bërë me Interin”, ka thënë Mourinho.

“Ata duan të fitojnë siç bën sezonin e kaluar dhe është veç një ditë më të tepër dhe pas disa vjetësh do të jetë edhe më e natyrshme. Brenda katër apo pesë vjetësh, njerëzit ndoshta nuk do ta mbajnë në mend se isha menaxher i Chelseat”, ka shtuar ai.

“Është ndeshje e rëndësishme jo veç për këtë shkak. Është sepse ata janë kampionë kurse ne jemi United”.