Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Mourinhon ndeshja kundër Chelseat nuk është derbi

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se do të synojë të shfaqë respekt ndaj fansave në ndeshjen e së shtunës në Stamford Bridge.

Mourinho do të përballet ndaj ish-ekipit të tij në kohën kur i është shtuar presioni për rezultate pozitive, me Unitedin që është në pozitën e tetë të tabelës.

Portugezi shpesh ka festuar golat në ndeshjet e rëndësishme, por ka insistuar se e tillë nuk do të jetë ndeshja e fundjavës.

“Për mua është ndeshje e radhës. A do të festoja si i çmendur golin e ekipit tim në Stamford Bridge ose fitoren e ekipit? Nuk mendoj kështu. Do të kontrolloja veten dhe stadiumin që ishte përkrahës i imi për shumë vjet”, ka thënë Mourinho.

“Për të festuar ashtu nuk do të ishte e lehtë, por do të mendoja se në cilin stadium jam dhe para cilit publik, por është veç një ndeshje e radhës për mua”.

“Dua që ekipi im të luajë mirë. Jam 100 për qind Manchester United nesër. Nuk ka më shumë hapësirë sesa respekt për stadiumin dhe fansat”.