Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Merituam fitoren ndaj Liverpoolit

Jose Mourinho, trajner i Manchester Unitedit mendon se skuadra e tij e meritoi fitoren kundër Liverpoolit.

“Djajtë e Kuq” mposhtën Liverpoolin (2-1), në derbin e madh anglez. Tekniku portugez pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri lojë të mirë, dhe sipas tij, Unitedi luajti si skuadër e bashkuar, transmeton KosovaPress.

“Unë mendoj se ishte një fitore e merituar. Hera e parë që pash skuadrën e bashkuar”, tha ai.

“Liverpool mbizotëronte, por mendoj se ne shënuam dy gola nga shanset e mira që krijuam. Nëse do të kishte shënuar edhe Mata për 3-0, do të ishte fantastike. Në 45 minutat e dytë, Liverpool kishte posedimin e topi, por që ne kontrolluam mirë lojën. David De Gea bëri pritje të jashtëzakonshme”, theksoi portugezi.