Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili njihet për komentet e tij cinike, ka bërë një përmbledhje të ndeshjes së mbrëmshme kundër Liverpoolit në SHBA.
Mourinho tha se ai nuk do të paguante për të parë një ndeshje të këtillë, megjithatë lavdëroi fansat që ishin mbledhur në numër jashtëzakonisht të madh, mbi 100 mijë.
Por, ai tha se pati momente të mira në ndeshje, duke veçuar golin e Xherdan Shaqirit si njëri nga këto momente, ndërsa kritikoi gjyqtarët.
“Golat e Pereiras dhe të Shaqirit ishin gola të bukur”, tha Mourinho pas ndeshjes, raporton Koha.net.
Kjo ishte paraqitja e parë e Shaqirit në fanellën e Liverpoolit pas kalimit të tij nga Stoke City pak ditë më parë. Veç golit, ai regjistroi edhe një asist në golin e Sturridget.