Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, mund të fitojë trofeun e vetëm evropian që i mungon në nivel të klubeve, kur skuadra e tij do të përballet me Real Madridin të martën mbrëma (sonte) në Shkup në ndeshjen për Superkupën e Evropës.
Është përballja e tij e parë zyrtare me Realin, që nga ndarja e hidhur me skuadrën madrilene në vitin 2013, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho, skuadra e të cilit fitoi Ligën e Evropës stinorin e kaluar për të shpëtuar një stinor përndryshe zhgënjyes për "djajtë e kuq", kishte udhëhequr Real Madridin drejt titullit të La Ligas me një rekord prej 100 pikëve dhe fitoi Kupën e Spanjës gjatë qëndrimit trevjeçar, nga viti 2010 deri në vitin 2013.
Arritjet e tij në "Santiago Bernabeu" kishin mbetur në hije të telasheve që pati me figurat kyç te Reali si Sergio Ramos dhe Iker Casillas, si dhe për konfrontimet me referat dhe kundërshtarët. Në hije mbetën edhe për dështimin për të fituar Ligën e Kampionëve, pasi Reali në tri rastet dështoi në gjysmëfinale. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.