Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho kandidat për ta drejtuar Portugalinë

Jose Mourinho shihet si zëvendësues i Fernando Santosit te Portugalia. Kështu kanë raportuar të martën mediumet portugeze.

Santos u largua nga posti i selektorit të Portugalisë, ndërsa në vend të tij mund të emërohet trajneri i Romës.

Portugalia u eliminua nga Maroku në çerekfinale të Kupës së Botës. Mourinho në krye të shtabit teknik të skuadrës italiane është që prej vitit 2021.