Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho jep leje për largimin e Pogbas

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pranuar largimin e Paul Pogbas pas përfundimit të sezonit aktual.

Portugezi thuhet se ka humbur durimin me transferimin rekord dhe e ka vendosur në listën e lojtarëve për largim raporton “Daily Mail”.

Emrat tjerë në këtë listë janë Anthony Martial, Matteo Darmian e Dailey Blind.

Sipas raportimit, raportet e Pogbas me Mourinhon janë zbehur shumë pasi francezi u pa shpeshherë në bankën rezervë.

Ndërkohë, po raportohet po ashtu se Unitedi e ka menduar që në ofertën për Gareth Balen e Realit të vendosë edhe Pogban.

Artikuj të ngjashëm