Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho insiston në transferimin e Diopit

Jose Mourinho dëshiron të transferojë te Tottenhami mbrojtësin e West Hamit, Issa Diop, shkruan “Foot Mercato”.

Diop 23-vjeçar raportohet se është i hapur për një transferim te Tottenhami. Por, West Hami do të kërkojë rreth 60 milionë euro për të liruar atë.

Krerët e Tottenhamit kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Diopit për një transferim të mundshëm.

Diop ka kontratë me West Hamin deri në verën e vitit 2023, ndërsa këtë edicion i ka luajtur 26 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola.

Artikuj të ngjashëm