Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Diopin

Foto: Reuters

Arsenali është duke u interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të West ham Unitedit, Issa Diop, shkruan “Mirror”, transmeton Koha.net.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është duke menduar të bëjë ndryshime në repartin defensiv në verë dhe e sheh Diopin si opsion për qendërmbrojtje.

Por, Arsenali do të ketë konkurrencë nga Manchester Unitedi. Diop 23-vjeçar i është bashkuar West Hamit nga Toulouse në verën e vitit 2018 për 25 milionë euro. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Këtë stinor ka luajtur në 26 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar tre gola.