Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchesteri pas mbrojtësit Diopit

Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit Issa Diop, që këtë edicion po shkëlqen te West Ham Unitedi, ka njoftuar “SkySports” të martën.

Bëhet e ditur se Manchesteri tashmë ka kontaktuar West Hamin, pasi po kërkon transferimin e Diopit gjatë afatit kalimtar të janarit. Për kartonin e 22-vjeçarit, Manchesteri është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Ai këtë edicion ka 16 ndeshje për West Hamin në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Diop te West Hami u transferua vitin e shkuar nga Toulouse për 25 milionë euro. Ai po kërkohet edhe nga skuadra e Tottenhamit.

Artikuj të ngjashëm