Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho humb shpresat për ndonjë përforcim

Afati kalimtar në Angli mbyllet sonte në mbrëmje. Jose Mourinho nuk beson se në orët mbetura, Manchester United do të bëjë ndonjë përforcim.

Në konferencën për shtyp, portugezi ka treguar se sipas informatave që ka ai, klubi nuk do të blejë lojtar të ri sot dhe se ai do të fokusohet te lojtarët që ka në dispozicion, transmeton kp.

“Sipas informatave që kam unë, nuk do të blejmë lojtarë të rinj, nuk besoj se do të ketë diçka”, ka thënë Mou. “Afati kalimtar mbyllet sot, kështu që të paktën nuk do të më duhet të mendoj për këtë gjë”.

“Tani duhet të koncentrohemi në sezonin e ri që nis nesër dhe të kthejmë në gjendjen optimale fizike lojtarët të cilët nuk kanë qenë me ne në fazën përgatitore”, ka theksuar ai.

Blerjet e vetme të Manchester United gjatë këtij afati kalimtar kanë qenë braziliani Fred, mbrojtësi Diego Dalot dhe portieri Lee Grant.

Artikuj të ngjashëm