Manchester Unitedi mund ta mbyllë afatin kalimtar të janarit si asnjëherë tjetër. “Manchester Evening News” shkruan se klubi anglez nuk ka gjasa të bëjë asnjë transferim të madh.
Manchester Unitedi po shikon mundësinë të angazhojë në klub një anësor, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor defanziv, por sipas të njëjtit medium nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë deri në verën e vitit 2021. Krejt kjo vjen pas krizës së madhe që është krijuar nga pandemia COVID-19.
Man. Unitedi zë vendin e nëntë në Premier League me 20 pikë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se skuadrat e tjera.