Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho favorit për të marrë drejtimin e Realit

Foto: Reuters

Trajneri portugez Jose Mourinho po vlerësohet favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit, raportojnë mediumet spanjolle të mërkurën.

Tifozët në "Santiago Bernabeu" të Madridit të martën mbrëma bënë thirrje për kthimin e Mourinhos, pas humbjes 4:1 të Realit nga Ajaxi në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga kjo garë, transmeton Koha Ditore.

Në të vërtetë thirrje për kthimin e Mourinhos kanë bërë edhe mediumet spanjolle, përfshirë edhe gazeta "Marca".

Ndërkohë edhe bastoret janë duke favorizuar Mourinhon që të marrë drejtimin e skuadrës madrilene.

Mourinho ishte trajner i Realit nga viti 2010 deri në vitin 2013, ndërsa fitoi La Ligan në vitin 2012 me 100 pikë.

Artikuj të ngjashëm