Jose Mourinho ka qenë një mes “VIP”-ave të pranishëm në Çmimin e Madh të Montekarlos, gara e djeshme për Formula 1, e cila pa Ferrarin të fitonte, madje të vinte të dyja makinat në dy shkallët e para të podiumit.
Trajneri i Manchester Unitedit, i freskët nga fitorja e Ligës së Evropës, nuk ka mundur që t’u shmanget gazetarëve italianë të pranishëm, të cilët kanë dashur që t’i marrin një opinionin në lidhje me finalen e madhe kontinentale, Ligën e Kampioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Juventus-Real Madrid? Do të jetë një finale e bukur, e gjitha për t’u shijuar mes dy ekipeve që kanë qenë më të fortat të turneut. Juventusi kërkon tripletën si Interi im? Do të ishte bukur, sepse të fitosh gjithçka në një sezon është diçka që nuk ndodh gjithmonë”, tha ai, transmeton kp.
“Pavarësisht se kanë qenë rivalë, unë ia uroj që ta përjetojnë atë emocion. Dhe më pas i pres në Superkupën e Evropës për t’u përballur së bashku”, u shpreh portugezi.