Lucas Moura do të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Unai Emery.
Lojtari ka konfirmuar largimin nga PSG, pasi sipas tij gjërat do të duhej të shkonin ndryshe.
Për brazilianin ka oferta nga Premier Liga, kampionat të cilin edhe vetë lojtari do të preferonte të luante.
“Nuk mendoj se do të qëndroj më këtu. Fatkeqësisht, aventura ime me Parisin do të marrë fund”, u shpreh Moura.
“Më pëlqen Premierliga. Liga angleze është më e forta në botë, por do të varet nga shumë faktor. Do të flas me familjen për të diskutuar dhe për të kuptuar se çfarë do të ndodhë”, theksoi ai, transmeton KP.
Moura i është bashkuar PSG-së në vitin 2013 nga Sao Paulo.