Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mount tregon se ka pranuar oferta për t’u larguar nga Chelsea

Mesfushori i Chelseat, Mason Mount, ka thënë se ka pasur oferta për t’u larguar nga Chelsea.

Anglezi tha se nuk i ka pranuar, ngase dëshiron të tregojë vetën në klub.

“Gjithmonë ka qenë klubi im, andaj nuk pranova të transferohem diku tjetër. Qëllimi im është për të luajtur në ekipin e parë”, deklaroi ai.

Chelsea në ndeshjen e parë në kampionatin e Premier Ligës u deklasua nga Manchester United me rezultat 4-0./ksp