Mesfushori i Chelseat, Mason Mount është parë duke luajtur futboll në park së bashku me futbollistin e West Hamit, Declan Rice të dielën, ndërqsa ka thyer protokollin e vetëizolimit të vendosur nga klubi javën e kaluar.
Lojtarët e skuadrës së parë të Chelseat dhe stafi i trajnerëve të gjithë janë në izolim pasi që sulmuesi anësor i Chelseat, Callum Hudson-Odoi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gazeta angleze “Mirror” ka raportuar se dy reprezentuesit e Anglisë, Mount dhe Rice po luanin futboll të vogël në qendrën “Trent Park Football” në Barnet. Lojtarëve të Chelseat i ishte thënë të mbesin të izoluar dhe do të kthehen në stërvitje vetëm më 22-23 mars.
Mount me veprimin e tij ka irrituar zyrtarët e klubit londinez.