Futbollisti i talentuar i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, ka thyer dy rekorde me moshën e re të mërkurën, me paraqitjen në humbjen e Gjermanisë kundër Japonisë.
Moukoko u bë futbollisti më i ri i Përfaqësueses së Gjermanisë që paraqitet në një ndeshje të Kupës së Botës, si dhe futbollisti më i ri në 20 vjet, që luan në një Botëror.
Moukoko ka vetëm 18 vjet e tri ditë.
Rekordin e mbanë nigeriani Femi Opabunmi kundër Anglisë, që luajti me 17 vjet e 101 ditë.