Thiago Motta është emëruar trajner i ri i Spezias që garon në Serie A të Italisë.
Motta ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli.
Ish-futbollisiti i Barcelonës, Atletico Madridit, Interit dhe PSG-së së fundi drejtoi si trajner ekipin e Genoas, ku edhe ishte si lojtar.
“Jam vërtet i lumtur që jam këtu dhe jam krenar për besimin që më është dhënë. Mezi pres të filloj këtë aventurë të re dhe të takoj tifozët e Spezias, që shquhen për pasionin e tyre. Unë dua të kaloj idetë e mia tek djemtë dhe të argëtoj tifozët tanë dhe të jap maksimumin tim çdo ditë për të arritur qëllimin që kemi vendosur”, ka thënë Motta për faqen zyrtare të klubit.