Mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno, ka kritikuar menaxherin Jurgen Klopp dhe dëshiron të kthehet në Spanjë.
Anësori që ka zhvilluar vetëm dy ndeshje gjatë këtij sezoni, nuk pëlqehet nga trajneri gjerman ndërsa kontrata i skadon në muajin qershor.
“Nuk ndjehem mirë, kjo është e vërteta”, ka thënë Moreno për Cadena Ser.
“E lëndova veten për t’i dhënë gjithçka këtij ekipi dhe mendoj se kur u ktheva nga lëndimi meritova një mundësi”, ka shtuar ai.
“Situata është normale për shumë lojtar, por thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra se si ai [Jurgen Kloppi] më trajtoi, mund ta them këtë. Kthimi në Spanjë është diçka që e kam menduar dhe jam lodhur me të ftohtin këtu, por nuk di nëse ka interesim nga klubet tjera”, ka thënë veç të tjerash spanjolli.