Liverpooli ka konfirmuar largimin e dyshes Alberto Moreno dhe Daniel Sturridge pas përfundimit të kontratave të tyre.
Përmes faqes zyrtare kampioni i Evropës ka falënderuar dy futbollistët për kontributin e tyre në fanellën e “Të Kuqve” për sezonet e kaluara në Anfield Road, transmeton Koha.net.
Sturridge ishte transferuar në Liverpool nga Chelsea në janarin e vitit 2013, duke shënuar 67 gola në 160 paraqitje.
Derisa mbrojtësi Moreno ishte transferuar nga Sevilla në gushtin e vitit 2014 dhe ka luajtur për Liverpoolin në 141 ndeshje duke shënuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm