Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka dhënë mendimin e tij në lidhje me çështjen e Mauro Icardit.
Lajmi që është përfolur më shumë në Itali gjatë ditës së djeshme është heqja e shiritit të kapitenit nga krahu i Mauro Icardit.
Ky vendim ka krijuar pafund polemika dhe ka gjetur shumë të tjerë pro këtij vendimi, transmeton kp.
Për këtë ngjarje ka folur dhe Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit. Ai është shprehur për mediat italiane duke analizuar shkurtimisht situatën në të cilën ndodhet Icardi dhe Interi.
“Më duket e kotë, të bëhet një gjë e tillë në mes të sezonit”, tha Moratti.
“Nuk mund të shitet lojtari tani dhe nuk shoh një avantazh që mund të sjellë kjo gjë”, tha ai. “Situata nuk është trajtuar në mënyrën e duhur, pasi është komunikuar sikur çdo gjë është vënë në vendin e vet”.
Edhe
Icardi duhet të koncentrohet në jetën reale e jo në rrjete sociale
Ai thotë se Icardi është kapiten i shkëlqyer dhe ka luajtur me entuziazëm.
“Icardi është kapiten i shkëlqyer ka luajtur me entuziazëm dhe nuk kam çfarë them për seriozitetin dhe profesionalizmin e tij. Unë nuk e kuptoj dot arsyen përse është bërë kjo gjë, pasi mund të jenë strategjitë e brendshme të klubit, në të cilat unë nuk mund të përzihem”, ka përfunduar ai.