Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata thotë se çdo gjë është ende e hapur

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata e ka vlerësuar “betejë fizike” ndeshjen me Villarrealin.

Juve barazoi 1:1 në udhëtim te Villarreali në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit.

“Më vjen keq që nuk e fituam këtë ndeshje, kemi pasur raste të mira. E kemi ditur se Villarreali luan futboll të mirë, është kampion i Ligës së Evropës, është ekip i mirë. Ishte betejë e mirë fizike dhe çdo gjë është e hapur. Ishim pak të lodhur në minutat e fundit, por është normal pasi jemi munduar të japim çdo gjë nga fillimi i ndeshjes”, ka thënë Morata.

Golin për Juven e shënoi Dushan Vlahoviq, që realizoi në debutim në Champions. Madje pas vetëm 32 sekondave lojë.

“Ishte gjë e madhe të shënoj në debutim, ishte shumë emocionale. Por nuk mund të jem 100 për qind i kënaqur pasi nuk fituam ndeshjen. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. Kemi luajtur ndeshje të mirë dhe kemi mundur të fitojmë. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme. Jemi munduar të luajmë mirë edhe në pjesën e dytë por ndonjëherë kundërshtari nuk të lejon të bësh atë që dëshiron. Kështu që përgëzime për kundërshtarin për barazimin. Personalisht tashmë e kam harruar këtë ndeshje dhe jam i fokusuar te ndeshja e ardhshme”, ka thënë Vlahoviq.