Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata: Te Chelsea për të fituar të gjitha trofetë e mundshme

Pas transferimit te Chelsea, kampionët e Anglisë në fuqi, për pesë vjet për 80 milionë euro, sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, ka deklaruar se “jam shume i kënaqur që jam këtu”.

“Është një emocion i përshkruar që të jesh pjesë e një klubi të madh. Do të punoj me impenjim maksimal për të shënuar sa më shumë gola, që ekipi të fitojë të gjitha trofetë e mundshme”, ka theksuar sulmuesi 24-vjeçar, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Morata do të shkoje në Pekin, ku ekipi i tij i ri do të luajë të shtunën një ndeshje miqësore para-sezonit me Arsenalin dhe pritet që të debutojë me fanellën e re të “Bluve” në ndeshjen ndaj Bayern Munich, të martën në Singapor.

Trajneri i kampionëve të Anglisë, Antonio Conte, gjate ditës së djeshme deklaroi në një konferencë shtypi në Pekin se Morata “është një lojtar klasi, një golashënues i mirë, një djalë i talentuar që i vlen Chelseat”.

Morata do të marrë një page prej 170.000 euro në jave, sipas mediave britanike.

Ai pritet që të zëvendësoje të Chelsea patriotin e tij Diego Costa, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.