Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata nderon familjen duke ndërruar numrin e fanellës

Chelsea ka mbetur pa numrin nëntë për sezonin e ri pasi Alvaro Morata ka braktisur këtë numër për të marrë atë 29 në fanellë.

Që prej transferimit të tij nga Real Madridi për 60 milionë funte, spanjoll kishte mbajtur numrin nëntë në fanellë, por sot ai ka kaluar në numrin 29. Këtë ai e ka bërë për shkak të familjes së tij.

Bashkëshortja e tij Alicia lindi binjakët më 29 korrik dhe Morata shpreson se ndërrimi i numrit mund t’i sjell pak fat pas sezonit të dobët vitin e kaluar.

“Është ditë që kurrë nuk do ta harroj, pasi mirëprita djemtë e mi”, ka thënë Morata.

“Familja është e rëndësishme për mua dhe dua t’i nderoj ata dhe bashkëshorten time kur jam në fushë. Për këtë arsye kam vendosur të marrë një numër tjetër dhe ta kujtojë atë ditë të veçantë duke shtuar edhe numrin dy në fanellën time”.