Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata qëndron në Londër, pavarësisht spekulimeve

Sulmuesi 25-vjeçar, ish-futbollist i Real Madridit dhe Juventusit, Alvaro Morata, ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga “Stamford Bridge” këtë verë.

Lojtari i Chelseat është i përkushtuar në klub, pavarësisht spekulimeve për një largim të tij gjatë këtij afati kalimtar.

Spanjolli që erdhi nga Real Madridi vitin e kaluar nuk e gjeti formën më të mirë sezonin që e lamë pas, duke e mbyllur kampanjën me 11 gola e 6 asistime.

“Shumë njerëz kanë thënë se unë dëshiroj të largohem dhe se nuk jam i lumtur në Londër por kjo nuk është e vërtetë. Këta zëra kanë përfunduar dhe mezi e pres të dielën për ndeshjen finale”, ka deklaruar Morata për “The Mirror”.

Morata e ka marrë numrin 29 këtë sezon, për ta shënuar ditën e binjakëve të tij të lindur muajin e kaluar.