Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata e sheh finalen e Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Juventusit

Foto: Reuters

Pas suksesit kundër Rayo Vallecianos ku Atletico Madrid fitoi 1-0 me një gol të Antonie Griezmannit, ka folur sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

“Dy skuadrat e mëdha do të përballen me njëra-tjetrën dhe kjo mund të jetë një finale perfekte e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Morata, transmeton KosovaPress.

“Ne luftojmë në të gjitha garat, ne jemi Atletico dhe duam të fitojmë çdo ndeshje”, përfundoi spanjolli, i cili u ble nga Chelsea gjatë merkatos së janait.

Ndërkohë Morata kaloi dy sezone të suksesshme tek Juventusi nga viti 2014 deri në vitin 2016.