Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata kthehet të dielën

Federata e Futbollit e Italisë ka vendosur që sulmuesit të Juventusit, Alvaro Morata, t’ia ulë dënimin në vetëm një ndeshje. Kjo do të thotë se ai do të jetë i gatshëm për duelin e së dielës kundër Genoas.

Sulmuesit të “bardhezinjve” iu tregua kartoni i kuq në duelin e parafundit kundër Beneventos dhe u suspendua për dy ndeshje nga Komisioni disiplinor.

Ankesa e Juventusit ka bërë që dënimi të ulet në një ndeshje dhe sulmuesi spanjoll në këtë vikend do të kthehet në fushën e blertë.

Nëpërmjet komunikatës, Federata e Futbollit e Italisë e ka konfirmuar lajmin, ndërsa gjoba mbetet 8 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm