Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata bën parashikimin e grupit: Shqipëria, spektakolare

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka parashikuar se skuadrat që do të kualifikohen nga grupi B në “Euro 2024” do të shkojnë larg në garë. Por ka paralajmëruar Spanjën dhe Italinë për Kroacinë dhe Shqipërinë.

Italia, Spanja, Shqipëria dhe Kroacia janë pjesë e grupit B në “Euro 2024”. Morata ka thënë se shpreson që “La Roja” dhe “Azzurri” të kualifikohen tutje, por nuk ka hedhur poshtë “Kuqezinjtë” dhe kroatët.

“Shpresoj që Spanja dhe Italia të kualifikohen, dhe më lëreni të shtoj një gjë. Ato që kalojnë grupin tonë do të shkojë shumë larg, por do të jetë e vështirë”, ka thënë Morata për “Gazzetta”.

“Kroacia ka një gjeneratë të jashtëzakonshme. Ata përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës. I eliminuam në Euro, por mund të kualifikoheshin. Vitin e kaluar i mundëm me penallti në Ligën e Kombeve. Shqipëria ishte spektakolare në fazën e kualifikimeve. Problemi është se ne nuk mund të bëjmë gabime. Megjithatë, kjo skuadër spanjolle ka një grup të madh dhe Italia fitoi Euron më 2021 falë forcës së grupit. Është shembulli që duhet ndjekur”, ka shtuar sulmuesi i Atleticos.

Morata ka shënuar 20 gola në 40 paraqitje me Atleticon këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm