Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monza, ngjyrat e reja dhe kauza e re e Silvio Berlusconit

Filippo Antonelli kujton ditët kur thirrjet e tij shkuan pa përgjigje. Si drejtor sportiv i Monzas - një klub futbolli me një buxhet të vogël në kategorinë e tretë të Italisë - ai kishte pak vëmendje në krahasim me homologët e tij.

Për të diskutuar një lojtar të një ekipi tjetër ose për të bërë një ofertë për të shitur ose blerë, ai zakonisht duhej të telefononte "katër ose pesë herë", para se dikush të hynte në diskutime. Tani është pak më ndryshe, transmeton Koha Ditore shkrimin e NYT.

Këto ditë, Antonelli zbulon se pothuajse të gjithë përgjigjen në thirrjen e parë. Madje ai thotë se të gjithë i lajmërohen sapo e shohin emrin e tij në ekranin e telefonit. Në Itali gjithçka ndryshon kur punoni për Silvio Berlusconin dhe Antonelli tashmë këtë e ka kuptuar.

“Tash të gjithë e hapin telefonin dhe ka prej atyre që thërrasin vetë. Gjërat kanë ndryshuar shumë dhe tani po ndihem shumë më mirë”, është shprehur Antonelli.

Në shikim të parë, Monza ka ndryshuar pak nga klubi që ka qenë gjithmonë: modest, një vend krahinor, ku prindërit e lojtarëve të ekipeve të të rinjve, trajnerët dhe vendasit e moshuar sillen përreth barit të kafesë që shërben si qendër e fushës stërvitore të terrenit.

Ata marrin espresso, rrëmbejnë pasta dhe ulen në tavolinë për të shfletuar gazetat. Njerëzit përshëndesin njëri-tjetrin ngrohtësisht para se të nisen për të parë një seancë stërvitore.

Image

Antonelli ulet në një tryezë, i rrethuar nga kolegë. Ai ka një zyrë lart, në selinë e klubit, por bar-kafeja është një vend i mirë sa çdokush të zhvillojë një takim skautimi, me orare dhe lista të shpërndara nëpër tryezë. Nuk ka ndjenjë sekreti, nuk ka sigurim te porta, nuk ka vend parkimi të mbushur me makina sportive. Por nën sipërfaqe, ajo është shndërruar.

Deri në vitin 2017, karriera publike e Berlusconit dukej se kishte mbaruar, ish-kryeministri italian bashkangjitur në akuzë të pafund turpi dhe skandali. Ai ishte detyruar të hiqte dorë nga ai post kur Italia ishte përfshirë në krizën e borxhit në Euro; ai u dëbua nga Parlamenti i Italisë, pasi u dënua për mashtrim taksash.

“Forza Italia”, automjeti politik që e kishte shtyrë në pushtet, mbeti në vend, megjithëse perspektivat e tij elektorale kanë zënë vend....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm