Mbrojtësi i majt i Arsenalit, Nacho Monreal është pranë transferimit te Real Sociedadi, raporton "Mundo Deportivo" të hënën.
Me ardhjen e Kieran Tierneyt te Arsenali nga Celticu, është hapur rruga e largimit për Monrealin. Sociedadi shpreson të finalizojë transferimin sa më shpejt, pasi afati kalimtar mbyllet më 2 shtator, transmeton Koha Ditore.
Monreal 30-vjeçar ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2020. Ai te klubi londinez gjendet që nga janari i vitit 2013 kur u transferua nga Malaga për 10 milionë euro.
Monreal ka luajtur në tri ndeshjet e para në Premier League këtë stinor, për faktin se Tierney ka një lëndim.