Borussia Munchengladbach nuk ka arritur të mbajë hapin me Leipzigun duke u ndalur me barazim ndaj Hertha Berlinit.
Ndonëse ndeshja ishte krejtësisht në anën e mysafirëve të Munchengladbachut, goli nuk u gjet nga asnjë prej mbi 10 tentimeve në drejtim të portës.
Me këtë barazim pa gola, Munchengladbachu mbetet në pozitën e dytë, me 2 pikë larg Leipzigut në krye.
Kurse Hertha Berlini është ngjitur për një pozitë me këtë barazim, duke kaluar në vendin e 12-të.
Artikuj të ngjashëm