Monaco e ka shënuar fitoren e katërt rresht në elitën e futbollit të Francës. Monaco të dielën fitoi edhe në udhëtim te skuadra e Brestit me rezultatin 2:1. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 24-t të elitës franceze të futbollit. Aleksandr Golovin në minutën e 39-të shënoi për golin e epërsisë.
Për 2:0 në të mirë të mysafirëve u përkujdes Myron Boadu, në minutën e 73-të.
Jeremy Le Douaron katër minuta para fundit shënoi për vendësit dhe vendosi rezultatin final të takimit. Monaco pas 24 ndeshjeve ka arkëtuar 50 pikë dhe është sipër në tabelë. Bresti në vendin e 16-të ka 30 pikë më pak.
Artikuj të ngjashëm