Monaco ka shënuar fitore të dielën në kuadër të xhiros së nëntë të Ligue 1 të Francës, për të mbetur edhe më tutje në pozitën e parë.
Monaco mposhti në shtëpi Metzin me rezultatin 2:1.
Lamine Camara shënoi i pari për mysafirët në minutën e katërt, por më pas nikoqiri shënoi dy gola me rusin Aleksandr Golovin.
Ai shënoi në minutën e 42-të dhe të 55-të.
Monaco pas nëntë xhirove ka 20 pikë në vendin e parë.
Metzi në vendin e 16-të ka tetë pikë.
Artikuj të ngjashëm