Monaco raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurove të ofruara nga një klub europian për Kylian Mbappen.
I riu francez ka joshur interesimin e shumë klubeve pasi sivjet ka realizuar 25 gola në 27 paraqitje në ligën franceze.
Sipas RMC Sport, Manchester Unitedi, Chelsea dhe Real Madridi janë klubet e interesuara për 18-vjeçarin dhe tashmë Monaco ka refuzuar ofertën e majme nga një klub i panjohur.
Artikuj të ngjashëm