Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ofron 130 milionë euro për Mbappen

Manchester City ka bërë një ofertë rekorde prej 130 milionë euro për Kylian Mbappen, raporton Telefoot.

18 vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në botë, derisa me Monacon ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, transmeton Koha.net.

Mbappe ndihmoi Monacon të shpallet kampion me 15 gola në 29 ndeshje, ndërsa ka shkëlqyer edhe në Ligën e Kampionëve.

Në garë për shërbimet e tij raportohet se është edhe Real Madridi.