Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjiganti italian ofron 70 milionë euro për Mbappen

Pas paraqitjeve fantastike me Monacon, sulmuesi Kylian Mbappe vazhdon të jetë cak i klubeve të mëdha evropiane.

Skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për Mbappen, është Interi, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sports Italia” raporton se “Nerazzurrët” dëshirojnë blerjen e francezit dhe janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Monacos.

Në mesin e shumë skuadrave që janë të interesuara për Mbappen, janë edhe Real Madridi e Barcelona.

18 vjeçari ka zhvilluar 34 ndeshje këtë sezon me Monacon dhe ka shënuar 21 në të gjitha garat.