Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monaco, një fabrikë talentesh

Kampionia e Francës ka grumbulluar 173.5 milionë euro në këtë verë duke shitur lojtarët kryesorë, por që kjo shumë mund të rritet me shitjen e disa yjve të tjerë në skuadër.

Talenti 18-vjecar, Kylian Mbappe është i lidhur me një transferim te gjiganti spanjoll, Real Madrid me një shumë rekorde prej 180 milionë eurosh, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Kurse bashkëlojtari i tij, Thomas Lemar po përcillet nga drejtuesit e Arsenalit dhe shifra e ofruar raportohet të jetë 50 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por cilat janë sekretet e suksesit të Monacos në kultivimin, shitjen dhe më e rëndësishmja në zëvendësimin e lojtarëve?

Blerja e futbollistëve për të arritur te suksesi

Monaco jo gjithmonë i përmbahet këtij plani të thjeshtë biznesi. Kur miliarderi rus, Dmitry Rybolovlev, bleu skuadrën e Monacos për një euro në vitin 2012, ai kishte plane të tjera.

Në atë kohë skuadra gjendej në pozitën e parafundit në Ligën e dytë franceze dhe miliarderi rus ishte në gjendje të bënte shpenzime të mëdha që ta kthejë skuadrën në ligën e parë franceze e pastaj të garojë me Paris Saint Germainin.

Për ta arritur këtë, ai duhej të shpenzonte shumë. Në verën e vitit 2013, sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao u ble për 60 milionë euro nga Atletico Madridi, ndërsa James Rodriguez dhe Joao Moutinho u transferuan nga Porto për 70 milionë euro. Kjo funksionoi së paku në fillim ku Monaco mbajti hapin me Paris Saint Germanin.

Megjithatë shpejt u duk se shpenzimet e mëdha nuk janë të mundshme për një skuadër që ka mesatarisht 9.000 tifozë kur luan si vendas, të ardhura të ulëta nga të drejtat televizive dhe marrëveshje të vogla sponsorizimi.

Monaco po harxhonte më shumë sesa që po fitonte, kështu që binte ndesh me rregullat e Uefas për “Fair-play” financiar. Rregulli i UEFA-s thotë se skuadrat duhet të shpenzojnë aq sa fitojnë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.