Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monaco e Arsenali në garë për Onanan

Andre Onana pritet që të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të verës.

Për portierin 25-vjeçar, në garë ka hyrë edhe klubi francez, Monaco.

Ndërkohë, më herët interesim për kamerunasin ka shprehur edhe Arsenali.

Raportohet se edhe dëshira e portierit Onana është që të kalojë te klubi anglez, por që nuk e ka të garantuar vendin e titullarit, sidomos nëse qëndron Bernd Leno.

Arsenali ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për Onanan.

Edhe Onana udhëton për në Turqi të enjten Futboll 10 muaj më parë Onana udhëton për në Turqi të enjten

Portieri i Ajaxit ishte suspenduar për një vit për shkak të dopingut, kurse pas ankesës dënimi i ishte ulur në nëntë muaj.

Kontrata me klubin holandez i skadon në vitin 2022.