Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monaco do t’ia dyfishojë pagën Mertensit

Monaco po synon të transferojë sulmuesin belg Dries Mertens në afatin kalimtar të verës. Krerët e klubit francez janë të gatshëm të dyfishojnë pagën e Mertensit, shkruan “Onze”.

Mertensit i skadon kontrata me Napolin në fund të stinorit dhe Monaco do t’i ofrojë pagë 8 milionë euro në vit, që është dyfishë më e madhe se paga që e ka marrë deri më tash Mertens te Napoli. Mertens 32-vjeçar po kërkohet edhe nga klube tjera evropiane.

Ai te Napoli gjendet që nga vera e vitit 2013, kur u transferua nga PSV-ja për 9.5 milionë euro. Këtë edicion Mertens në 29 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 12 gola dhe asistuar gjashtë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm