Monaco ka dështuar ta mposht Nantesin të premten mbrëma në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligue 1, elitës së futbollit francez.
Takimi ndërmjet Monacos dhe Nantesit përfundoi 1:1, pavarësisht dominimit që e patën vendësit.
Monaco edhe në sezonin e kaluar barazoi 2:2 me Reimsin e Valon Berishës e Arbër Zenelit në duelin e parë.
Gelson Martins në minutën e 14-të i dha avantazhin vendësve, por tre minuta para fundit të pjesës së parë, mbrojtësi i Nantesit, Jean-Charles Castelletto barazoi shifrat dhe ndeshja u mbyll 1:1.