Alberto Moleiro ishte lojtar që mori vëmendjen e Barcelonës gjatë verës, por skuadra “Blaugrana” nuk arriti që ta transferojë sulmuesin 19-vjeçar.
Në fakt, ai zgjodhi që të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e La Liga 2, Las Palmas, ku përfshihet klauzola e lirimit prej 26.5 milionë funteve.
Megjithatë, “football-espana” ka raportuar se çmimi i tij mund të dyfishohet dhe të bëhet 53 milionë funte, në rast se skuadra siguron promovimin në La Liga.