Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi pritet të vazhdojë me Realin

Real Madridi raportohet se i ka ofruar kontratë të re Luka Modriqit dhe drejtuesit janë të bindur se kroati do të mbetet në klub.

Diario AS raporton se klubi pritet t’i ofrojë kontratë të përmirësuar sesa kontrata aktuale që skadon në vitin 2020. Ata besojnë se edhe Modriqi dëshiron të mbetet në kryeqytetin spanjoll.

Më herët gjatë këtij muaji Modriqi kishte thënë se është i qetë rreth të ardhmes pasi i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën aktuale.

“Dëshira ime është që të qëndroj këtu për më gjatë sepse jam i lumtur këtu si në momentin kur u transferova këtu”, kishte thënë Modriqi.

Interesim për të gjatë muajve të fundit ka shprehur Interi.

Artikuj të ngjashëm