Luka Modriqi do të veshë fanellën e Real Madridit, të paktën edhe për një sezon.
Ditëve të fundit në afatin kalimtar, kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini dhe skuadra e Milanit kanë qenë të interesuara për kroatin, për të cilin mediat spanjolle raportojnë se do të qëndrojë edhe për një vit te Reali, transmeton KTV.
Modriq flitej edhe vitin e kaluar për një largim të mundshëm nga Reali, mirëpo në fund kroati mbeti te “mbretërit”
Siç duket historia nuk do të ndryshojë, dhe Modriqin do ta shohim përsëri nën urdhrat e trajnerit, Zinedin Zidane.