Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi afër vazhdimit të kontratës

Luka Modriq ka nisur bisedimet me Real Madridin për vazhdimin e kontratës.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, mesfushori kroat dhe krerët e klubit janë pajtuar të rinovojnë kontratën.

Modriq do të mbetet në Madrid së paku deri në vitin 2023. 36-vjeçari është pajtuar me kushtet e reja të ofruar nga kryeqytetasit.

Me kontratën e re Modriq do të mbetet te Real Madridi deri në vitin 2023.

Modriq është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenhami.